A të nevojitet në fakt një arkitekt? Në vende të ndryshme të botës, janë të shumtë ata që gjenden përpara kësaj pyetjeje në një moment të caktuar të jetës. Ose përndryshe kjo pyetje nuk ju ka kaluar kurrë në mendje dhe me shumë mundësi nuk kanë pasur kurrë nevojë për një arkitekt. Në këtë artikull të shkurtër unë do të mundohem të shpjegoj me fjalë të thjeshta, kur nevojitet një arkitekt dhe kur nuk nevojitet.
Në shumë vende të botës sot, parimisht, arkitektët shihen si ata profesionistë të licensuar nga shoqëria për të qenë krijuesit dhe ruajtësit e standardeve dhe cilësisë të hapësirave të jetës, punës dhe funksioneve të tjera të jetës së njeriut. Në analogji, njësoj si profesionistët mjekë që shërbejnë si ruajtësit të shëndetit tonë fizik dhe mendorë.
Pra, e thënë thjeshtë, ndërtimi i çdo hapësire që është për përdorim njerëzor duhet të bëhet sipas projektit dhe mbikëqyrjes së një arkitekti. Por, e thënë kjo, më duhet të shtojë se arkitekti nuk nevojitet për çdo lloj projekti dhe ka arsye të forta se pse.
Të punësosh një arkitekt rrit koston a një projekti dhe mesatarja botërore është tek 10% e kostos së projektit, arkitekti paguhet me atë 10%. Po ashtu, pothuajse gjithandej në botë, ky parim si më poshtë është i vlefshëm: për pronarët e ardhëm të një banese (p.sh. njerëz që zotërojnë truall dhe duan të ndërtojnë banesë) nuk është e detyrueshme të punësosh një arkitekt, për aq sa shtëpia që ndërtohet është për të banuar vetë ndërtuesi. Ky përjashtim bëhet që të ulë koston e strehimit. Por ndërtuesi/banuesi duhet të punësojë një inxhinier strukturash për të vulosur projekt inxhinierik. Kjo sepse inxhinierët e strukturave janë të vetmit që mund të llogarisin, firmosin dhe mbajnë përgjegjësi ligjore që ndërtesa e llogaritur do t’i bëjë ballë peshës, tërmeteve etj. Nëse mund ta shmangësh arkitektin në disa situata, nuk mund ta shmangësh pothuajse asnjëherë inxhinierin e strukturave.
Pra arkitekti ka monopolin për të vendosur dhe firmosur një projekt sipas standardeve të një shoqërie, por ka disa raste kur nuk je i detyruar të punësosh një arkitekt.
Por pse dhe kur të nevojitet një arkitekt? Cilat janë përparësitë dhe jopërparësitë?
Shfleto këtë blog për më shumë artikuj të shkurtër.