Kam disa kohë që doja ta shkruaja këtë artikull, që kur u ktheva nga udhëtimi në Las Vegas, Nevada në SHBA.

Po, Las Vegas është më shumë se sa një qytet me hotele, kazino dhe pishina. Ky qytet në rritje është gjithashtu edhe vendndodhja e disa prej mega-vilave më luksoze dhe për më tepër, për surprizën time, është edhe vendlindja e një stili të veçantë arkitektonik, të njohur si Jetesa në Shkretëtirë, Modernia e Shkretëtirës apo edhe si Modernia e Vegas.

Duke vizituar Nevadën, unë isha duke përjetuar Amerikën Perëndimore (American West). Kjo pjesë e SHBA ka identitetin a saj të veçantë ne krahasim me p.sh. krahinat Lindore të SHBA. Dhe kjo shfaqet edhe në arkitekturën e ndërtesave. Jutah, Arizona dhe Nevada ofrojnë peizazhe mahnitëse të shkretëtirës dhe arkitektët kanë krijuar një arkitekturë magjike në to.

Por mjaft me fjalë. Shikojeni vetë në fotografitë që kam bërë gjatë vizitës në një shtëpi model, në një komunitet luksoz, të një prej kompanive që ka përcaktuar stilin arkitektonik Modern i Shkretëtirës. Kompania quhet Blueheron. Do të më shikoni në disa nga këto fotografitë si model njeriu për të kuptuar më mirë përmasat e hapësirave. Kam vendosur vetëm disa nga fotografitë pasi detajet që kam fotografuar në atë shtëpi ishin shumë me shumë: oxhaqe linearë, monumente me TV në oborrin e pasëm, dushe në oborr, pishinat pasqyrë pa buzë etj.

Las Vegas luxury home with hotels and casino viewLas Vegas luxury home rear no edge swimming poolLas Vegas luxury home rear no edge mirror swimming poolLas Vegas luxury home deck view of the StripLas Vegas luxury home living room and patioLas Vegas luxury home rear gazeboLas Vegas luxury home hall and linear fireplaceLas Vegas luxury home upstair living room and deckLas Vegas luxury home marble kitchen islandLas Vegas luxury home hall floating stairsLas Vegas luxury home courtyard green wallLas Vegas luxury home master bedroomLas Vegas luxury home outdoor showerLas Vegas luxury home shower wall
Shpërndaje:

Lini një Përgjigje