Las-Vegas_luxury-home-with-strip-view

Las Vegas vendi i Jetesës Luksoze - 2018

Kam disa kohë që doja ta shkruaja këtë artikull, që kur u ktheva nga udhëtimi në Las Vegas, Nevada në SHBA. Po, Las Vegas është më shumë se sa një qytet me hotele, kazino dhe pishina. Ky qytet në rritje është gjithashtu edhe vendndodhja e disa prej mega-vilave më luksoze dhe për më tepër, për surprizën time, është edhe vendlindja e një stili të veçantë arkitektonik, të njohur si Jetesa në Shkretëtirë, Modernia e Shkretëtirës apo edhe si Modernia e Vegas. Duke vizituar Nevadën, unë isha duke përjetuar Amerikën Perëndimore (American West). Kjo pjesë e SHBA ka identitetin a saj të veçantë...
/
Modern home

A të nevojitet vërtet një arkitekt?

A të nevojitet në fakt një arkitekt? Në vende të ndryshme të botës, janë të shumtë ata që gjenden përpara kësaj pyetjeje në një moment të caktuar të jetës. Ose përndryshe kjo pyetje nuk ju ka kaluar kurrë në mendje dhe me shumë mundësi nuk kanë pasur kurrë nevojë për një arkitekt. Në këtë artikull të shkurtër unë do të mundohem të shpjegoj me fjalë të thjeshta, kur nevojitet një arkitekt dhe kur nuk nevojitet. Në shumë vende të botës sot, parimisht, arkitektët shihen si ata profesionistë të licensuar nga shoqëria për të qenë krijuesit dhe ruajtësit e standardeve dhe cilësisë të hapësirave të jetës, punës dhe funksioneve të tjera të jetës së njeriut...
/